2016-01-18 17:04:00

“Veprat e madhërishme të Zotit” tema e javës së lutjes për bashkimin e të krishterëve.


Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve 18-25 janar 2016 ka për temë kryesore “Jeni të thirrur për t’i shpallur veprat e madhërueshme të Zotit!” nga Letra parë e Pjetrit 2,9.

“Veprat e madhërishme të Zotit”

Pagëzimi hap para nesh udhën e  mrekullueshme të fesë, e cila bashkon çdo të krishterë të ri me popullin e Zotit, përmes të gjitha epokave. Fjala e Zotit – Shkrimet e Shenjta, mbi të cilat të krishterët e të gjitha traditave lutën, studiojnë e reflektojnë – janë themeli real, megjithëse jo edhe i plotë i bashkimit të të krishterëve. Në tekstet e Biblës që e kemi të përbashkët, dëgjojmë për veprat shpëtimprurëse të Zotit në historinë e shëlbimit, siç është çlirimi nga robëria e Egjiptit, e pastaj vepra e madhe e madhërueshme e Zotit: ngjallja e Jezusit prej së vdekuri, që u ka dhënë të gjithëve mundësinë e hyrjes e të pjesëmarrjes në jetën e re; përveç kësaj, leximi i Biblës, në formën e lutjes, i shpie të krishterët t’i njohin veprat e madhërueshme të Zotit edhe në jetën e tyre të përditshme.

Më 18 janar bie Dita e Parë e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që ka për temë: T’i lëmë gurët të rrokullisen e të flaken larg nesh. Ez 37,12-14; Ps 71,19-23; Mt 28,1-10. E sikur Maria Magdalena, edhe ne duhet të “shkojmë shpjet”, duke u nisur nga ky moment i madh gëzimi, për t’u kumtuar të tjerëve për atë që ka bërë Zoti.








All the contents on this site are copyrighted ©.