2016-01-16 09:30:00

Shenjtorët e Javës sipas Kalendarit kishtar


 E diel më 17 janar, Kisha katolike kremton të Dielën e 2-të të kohës së zakonshme gjatë vitit liturgjik kishtar.  Gjithnjë më 17 janar, kalendari kishtar përkujton shëna Ndoun, abat e shën Marçelin ipeshkëv.

Më 17 janar bie edhe dita e thellimit të dialogut fetar hebraiko-kristian, ndërsa fillon edhe Java e lutjes për bashkimin e të krishterëve, që do të vijojë deri më 25 janarin e ardhshëm. Kisha na fton të gjithëve të lutemi e të punojmë për këtë qëllim.

Po më 17 janar, bie Dita Botërore e Emigracionit dhe refugjatëveLiturgjia e Fjalës së Zotit na propozon Jezusin që bënë në Kanën e Galilesë mrekullinë e parë ( apo “shenjën”): ndryshon ujin në verë. Është gëzim për qiftin e të martuarve e edhe për ne është motiv për të vlerësuar martesën e krishterë, bashkimin e burrit e të gruas, lartuar në sakrament.

Të hënën më 18 janar, kalendari përkujton shën Priskën, themeluese e kishës romake me të njëjtin emër në Aventin.
 
Të martën me 19 janar  kalendari përkujton shën Gjermanikun, martir i Filadelfies, shën Gjonin, ipeshkëv i Ravenës, shenjtorët Marion, Martën, Audifacin e Abakun, martirë.
 
Të mërkurën me 20 janar, kalendari përkujton shën Fabianin, papë e martir dhe shën Sebastianin, martir.
 
Të enjten me 21 janar, kalendari përkujton festën e Shën Anjezes, virgjër e martire.
 
Të premten më 22 janar, kalendari përkujton shën Vinçencin, diakon spanjoll e martir, shën Vinçenc Palotin, meshtar, themelues i Shoqërisë së Apostullimit Katolik dhe shën Anastasin, murg e martir.
 
Të shtunën me 23 janar, kalendari përkujton shën Emerencianen, martire romake e shën Hildefonsin, ipeshkëv i Toledos.
 
Të dielën e ardhshme me 24 janar, bie e diela e 3-të gjatë vitit kishtar, e gjithnjë më 24 janar bie edhe përkujtimi i shën Françeskut të Sales, ipeshkëv i Gjenevës e doktor i Kishës, themelues i Urdhrit të Vizitacionit, pajtor i shtypit katolik.








All the contents on this site are copyrighted ©.