2016-01-15 16:22:00

Mesazh i Papës adoleshentëve për Jubileun: synoni ideale të mëdha


“Synoni ideale të mëdha, gjëra të mëdha”. Kështu shkruan Papa në Mesazhin për Jubileun e Mëshirës të të rinjve e të rejave, nga 13 deri në 16 vjeç, që do të kremtohet në Romë më 23 deri më 25 prill, përqendruar mbi temën: ”Të rriteni të mëshirshëm, si Ati”. “Të rritesh i mëshirshëm, shkruan Papa, do të thotë të mësohesh për të qenë guximtar në dashurinë konkrete, pa interes, do të thotë të bëhesh i madh me trup e shpirt. Prandaj, shton, po përgatiteni që të bëheni të krishterë të aftë për rrugë e gjeste të guximshme, të aftë për të ndërtuar ditë për ditë, edhe në gjërat e vogla, një botë me paqe”.

“E nëse mosha juaj, vëren në vijim Françesku në mesazhin drejtuar adoleshentëve, është moshë ndryshimesh të pabesueshme, në të cilën gjithçka të duket e mundshme dhe e pamundshme njëkohësisht, mbahuni fort në fe, me shpresë të patundur në Zotin. E pikërisht këtu qëndron edhe sekreti i udhës. Sepse Zoti na jep guximin të shkojmë kundër rrymës. Me  Të mund të bëjmë punë të mëdha, siguron Papa, duke i ftuar adoleshentët të synojnë ideale të mëdha, mbi gjëra të mëdha”.

Një mendim të posaçëm Papa ua kushton të rinjve, që jetojnë në kushte lufte, varfërie të madhe, lodhjeje të përditshme, braktisjeje: “Mos e humbni shpresën, i inkurajon, e mos u besoni fjalëve plot me urrejtje e terror, që përsëriten shpesh”, duke u kujtuar se Zoti ka një ëndërr të madhe për të realizuar së bashku me ta e se miqtë bashkëmoshatarë, që jetojnë në kushte më pak dramatike, nuk i harrojnë dhe impenjohen që paqja e drejtësia t’u përkasin të gjithëve.

Shpreh keqarhdhajnm,ë pas pap, që jo të gjithë të djemtë e vajzat mund të vijnë në Romë për jubuiluen, por pa hharause aede atm und ta kremtojnë në ishat vendase, “Mos përgatiisni vetëm òasnta e shpinës e parullat, i nxit Franòseku të rinjtë, përgatsini simdosos mendhet e zemrat tujaja”.








All the contents on this site are copyrighted ©.