2016-01-15 14:38:00

Jubileu: Viti Shenjt i Mëshirës: Sakramenti i Rrëfimit


Kisha nuk është shoqatë njerëzish të përkryer, por bashkësi mëkatarësh të falur, domethënë, njerëzish, që e kanë njohur joshjen gënjeshtare të mëkatit, por edhe përvojën gazmore e çliruese të faljes.

Kisha është e thirrur të mishërojë përdëllimin e Zotit, duke u bërë vend  i mëshirës pa shpërblim; cak, ku të gjithë mund ta ndjejnë veten të pranuar, të dashur, të falur e të inkurajuar të jetojnë jetën e mirë të Ungjillit (Papa Françesku).

E kjo, duke nisur nga kremtimi i pendesës, nga rrëfyestorja, ku rrëfyesi, është i thirrur të jetë më shumë atë, sesa gjykatës. Falja e mëkatarëve është misioni, që Krishti i Ngjallur ua besoi dishepujve të Tij Natën e Pashkëve (Gjn 21,23).

Misioni mëshirues i Kishës e gjen shprehjen e vet sakramentore në ritin e Pajtimit me Zotin e me vëllezërit. Pendimi i sinqertë dhe angazhimi i ri për të jetuar sipas mësimeve të Ungjillit, janë themelore për vërtetësinë dhe për frytin e plotë të Sakramentit.

Prania e mëkatit në jetën tonë, bën pjesë në planin e pashqyrtueshëm të Provanisë hyjnore. Në të vërtetë, vetëm kush e ka provuar mjerimin e vet e, megjithatë, e ka ndjerë se Dikush e do, e fal, është i aftë për të ndjerë mëshirë të vërtetë ndaj vëllezërve.

Prej këndej, mund të themi se zemra e Jubileut është Sakramenti i Pendesës, i Pajtimit, nga i cili, si nga një Pagëzim i ri, rilind  në zemra dashuria njerëzore, që të nxit për mëshirë, për angazhim serioz, për të qenë në botë dëshmitar konkret i mëshirës së Zotit.








All the contents on this site are copyrighted ©.