2016-01-13 13:26:00

Papa lutet për viktimat e atentatit të Stambollit dhe kthimin e zemrave të dhunshme


Thirrja e Papës për atentatin terrorist që ndodhi dje në Turqi. Kështu, në përfundim të audiencës së sotme të përgjithshme, mbajtur në Vatikan, Papa Françesku bëri thirrje për viktimat e atentatit kamikaze, që gjakosi dje Stambollin: janë 10 turistë, shumica gjermanë. Dora vrasëse është përsëri ajo e Isisit, që e pranoi autorësinë e atentatit.  Ja edhe fjalët e Papës Françesku:

 "Para se ta përfundojmë  takimin tonë, gjatë të cilit reflektuam së bashku për Mëshirën e Zotit, ju ftoj të luteni për viktimat e atentatit, që ndodhi dje,  në Stamboll. Zoti, i Mëshirshmi, u dhëntë  pushim të pasosur të vdekurve; ngushëllim familjarëve; forcë shpirtërore mbarë shoqërisë e shndërrim, zemrave të dhunshme njerëzore”.








All the contents on this site are copyrighted ©.