2016-01-11 12:22:00

Papa Françesku trupit diplomatik: sfidat e 2016 kundër tensionit e përhapjes së terrorizmit.


Papa Françesku e nisi sot fjalimin tradicional në fillim të vitit drejtuar ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, mbajtur sot paradite, në sallën Regia të Pallatit apostolik të Vatikanit, kujtoi disa herë lirinë fetare si garanci për paqen në botë dhe bëri thirrje që në qendër të gjitha vendimeve politike të të gjitha niveleve, të vihet njeriu.

Në sallën Regia në Vatikan, para trupit diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, Papa pati “një mendim të veçantë për ata që marrin pjesë për herë të parë në këtë takim, duke nënvizuar me kënaqësi se, gjatë vitit të kaluar, numri i Ambasadorëve rezidentë në Romë është rritur më tej. Është fjala – theksoi Papa Françesku në fjalimin e mbajtur në gjuhën italiane – për një shenjë domethënëse të vëmendjes me të cilën Komuniteti ndërkombëtar ndjek aktivitetin diplomatik të Selisë së Shenjtë”. Provë e mëtejshme e kësaj janë Marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara apo të ratifikuara gjatë vitit të sapo përfunduar”.

Këtu, kujtojmë se Shqipëria, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë më 7 shtator 1991, në rangun e Nunciaturës Apostolike për Vatikanin e të Ambasadës për Shqipërinë. Ambasadori i fundit i Shqipërisë pranë Vatikanit ka qenë Shkëlqesia e tij Rrok Logu, zëvendësi i tij, tashmë prej muajsh, në ambasadën e Shqipërisë pranë Vatikanit, ende nuk është emëruar. Kështu, “vendi i shqiponjave”, siç e quajti Papa Françesku, Shqipërinë, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, më 21 shtator 2014, ende nuk përfaqësohet pranë Selisë së Shenjtë me një Ambasador...

Po t’i kthehemi takimit të sotëm të Papës Bergoglio me trupin diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë e rezidentë, e përmendim se, Papa citoi në veçanti “marrëveshjet e veçanta në fushën fiskale nënshkruar nga Selia e Shenjtë me Italinë e SHBA-së, në favor të një transparence më të gjerë në çështjet ekonomike. Jo më pak të rëndësishme janë marrëveshjet e natyrës së përgjithshme, që synojnë rregullimin e aspekteve thelbësore të jetës e të aktivitetit të Kishës në vende të ndryshme, si marrëveshja e nënshkruar në Dili me Republikën Demokratike të Timorit Lindor”.

Sipas një deklarate të Vatikanit, janë 180 shtetet që aktualisht kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Ndër to është edhe Shqipëria. Këtyre shteteve u duhet shtuar Bashkimi Evropian e Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës, si edhe Misioni i Përhershëm i Shtetit të Palestinës. Përsa u përket Organizatave ndërkombëtare, më 4 qershor 2014 Selia e Shenjtë është bërë Vëzhguese pranë Komunitetit karaibik ( CARICOM). Kancelaritë e Ambasadave me seli në Romë, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian e Urdhërin Sovran Ushtarak të Maltës, janë 86, e gjatë vitit janë shtuar Ambasadat e  Belizes, të Burkina Fasos e të Guinesë Ekuatoriale. Në Romë e ka selinë edhe Misioni i Shtetit të Palestinës dhe Zyra e Lidhjes së Shteteve Arabe, Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin e Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. 

Papa Françesku e nisi sot fjalimin tradicional në fillim të vitit drejtuar ambasadorëve të akredituar pranë Selisë së Shenjtë, mbajtur sot paradite në sallën Regia të Pallatit apostolik të Vatikanit, duke u drejtuar “një mendim të veçantë atyre që marrin pjesë për herë të parë në këtë takim, duke nënvizuar me kënaqësi se, gjatë vitit të kaluar, numri i Ambasadorëve rezidentë në Romë është rritur më tej. Është fjala – theksoi Papa Françesku në fjalimin e mbajtur në gjuhën italiane – për një shenjë domethënëse të vëmendjes me të cilën Komuniteti ndërkombëtar ndjek aktivitetin diplomatik të Selisë së Shenjtë”. Provë e mëtejshme e kësaj janë Marrëveshjet ndërkombëtare të nënshkruara apo të ratifikuara gjatë vitit të sapo përfunduar”.

Këtu, kujtojmë se Shqipëria, ka vendosur marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë më 7 shtator 1991, në rangun e Nunciaturës Apostolike për Vatikanin e të Ambasadës për Shqipërinë. Ambasadori i fundit i Shqipërisë pranë Vatikanit ka qenë Shkëlqesia e tij Rrok Logu, zëvendësi i tij, tashmë prej muajsh, në ambasadën e Shqipërisë pranë Vatikanit, ende nuk është emëruar. Kështu, “vendi i shqiponjave”, siç e quajti Papa Françesku, Shqipërinë, gjatë vizitës së tij historike në Tiranë, më 21 shtator 2014, ende nuk përfaqësohet pranë Selisë së Shenjtë me një Ambasador...

Po t’i kthehemi takimit të sotëm të Papës Bergoglio me trupin diplomatik të akredituar pranë Selisë së Shenjtë e rezidentë, e përmendim se, Papa citoi në veçanti “marrëveshjet e veçanta në fushën fiskale nënshkruar nga Selia e Shenjtë me Italinë e SHBA-së, në favor të një transparence më të gjerë në çështjet ekonomike. Jo më pak të rëndësishme janë marrëveshjet e natyrës së përgjithshme, që synojnë rregullimin e aspekteve thelbësore të jetës e të aktivitetit të Kishës në vende të ndryshme, si marrëveshja e nënshkruar në Dili me Republikën Demokratike të Timorit Lindor”.

Sipas një deklarate të Vatikanit, janë 180 shtetet që aktualisht kanë marrëdhënie diplomatike me Selinë e Shenjtë. Ndër to është edhe Shqipëria. Këtyre shteteve u duhet shtuar Bashkimi Evropian e Urdhëri Sovran Ushtarak i Maltës, si edhe Misioni i Përhershëm i Shtetit të Palestinës. Përsa u përket Organizatave ndërkombëtare, më 4 qershor 2014 Selia e Shenjtë është bërë Vëzhguese pranë Komunitetit karaibik ( CARICOM). Kancelaritë e Ambasadave me seli në Romë, duke përfshirë edhe Bashkimin Evropian e Urdhërin Sovran Ushtarak të Maltës, janë 86, e gjatë vitit janë shtuar Ambasadat e  Belizes, të Burkina Fasos e të Guinesë Ekuatoriale. Në Romë e ka selinë edhe Misioni i Shtetit të Palestinës dhe Zyra e Lidhjes së Shteteve Arabe, Organizata Ndërkombëtare për Emigracionin e Komisariati i Lartë i Kombeve të Bashkuara për Refugjatët. 








All the contents on this site are copyrighted ©.