2016-01-08 17:05:00

Papa: “Kur bota fle në rehatinë e vet, duhet ndihmuar të zgjohet"


Twitter i ri i Papës, sot. Thirrje për ta zgjuar botën, që fle në rehatinë e thellë të egoizmit të saj: “Kur bota fle në rehati e në egoizëm, misioni i krishterë është ta ndihmojë të zgjohet”, është ftesa e Papës.

Ndërsa në homelinë e Meshës së mëngjesit, kremtuar në Shtëpinë e Shën Martës, Françesku preku temën e dashurisë së vërtetë. Kur kemi ndonjë peng në zemër e duam t’i kërkojmë ndjesë Zotit, tha Papa, duhet të jemi  të sigurt se Ai po na pret, për të na falur. Ky vit i mëshirës na e kujton  pakëz edhe këtë: “Ne e dimë se Zoti është në pritje, e pret secilin nga ne. E pse? Thjesht për ta përqafuar e asgjë më!”. Për t’i thënë: “Bir, bijë, të dua! I lashë ta kryqëzonin tim Bir, për ty: ky është haraçi i dashurisë sime. E kjo, dhurata e dashurisë!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.