2016-01-05 16:23:00

Traktati i Shengenit pezullohet në gjashtë vende evropiane


Emergjenca e emigracionit e detyron Evropën t’i vërë fre qarkullimit të lirë në kufi. Në gjashtë vende është pezulluar Traktati i Shengenit, i cili lejon kalimin e kufirit pa kontrolle në gjirin e Bashkimit Evropian. Për një periudhë të pacaktuar, trenat nuk do të kalojnë, për shembull, nga Danimarka në Suedi, pa kontrolle në urën e Orensudit, ku edhe nënshtetasve të njërit prej vendeve që punojnë në vendin tjetër, do t’u duhet të zbresin, të paraqesin dokumentet dhe të marrin trenin tjetër nga ana e kundërt e kufirit. Danimarka e Suedia janë dy vende, që deri tani, i kanë pasur dyert e hapura për refugjatë e emigrantë, por kufirin e kanë mbyllur edhe Norvegjia, Austria, Gjermania e Franca. Përveçse masë politike, vendimi përbën një kthim mbrapa kulturor jo të pakët për Evropën e Bashkuar që prej 60 vjetësh. Ministri i jashtëm gjerman shpreh shqetësimin e të gjithëve se Shengeni është në rrezik dhe se zgjidhja për emergjencën e emigracionit nuk është blindimi i kufijve, por marrja e vendimeve në nivel evropian.








All the contents on this site are copyrighted ©.