2016-01-04 13:52:00

Jubileu: më 6 janar në Romë do të hapet Porta Shenjte në shenjtëroren e Dashurisë Hyjnore


Në solemnitetin e Epifanisë, më 6 janar, kardinali Vikar i dioqezës së Romës Agostino Vallini do të kryesojë ceremoninë e hapjes së Derës Shenjte në shenjtëroren e Zojës së Bekuar të ‘Dashurisë Hyjnore’ në Castel di Leva, Romë. Riti i hapjes do të mbahet në ora 10.30 pranë harkut të Torre del Primo Miracolo ku gjendet figura e lashtë, aq e dashur për romakët, e Virgjërës Mari në fron me Jezusin Foshnje në krahë.

Në përfundim të liturgjisë së hapjes së Portës Shenjte, kardinali Vallini, Vikar i Papës për dioqezën e Romës, do të kalojë pragun e shenjtërores me Librin e Ungjillit e do të udhëheqë procesionin e besimtarëve drejt Shenjtërores së Re, ku do të kryesojë kremtimin e Eukaristisë, në festën e Dëftimit të Zotit.








All the contents on this site are copyrighted ©.