2016-01-03 15:05:00

Hyn në fuqi marrëveshja ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Palestinës.


Hyri në fuqi Marrëveshja globale ndërmjet Selisë së Shenjtë dhe Shtetit të Palestinës, nënshkruar më 26 qershor 2015. E përbërë nga një hyrje e 32 nene, Marrëveshja lidhet me aspektet themelore të jetës dhe të veprimtarisë së Kishës në Palestinë. Dokumenti ripohon edhe mbështetjen për të gjetur rrugëzgjidhjen paqësore të konfliktit në Rajon, duke ndjekur rrugën e bisedimeve.








All the contents on this site are copyrighted ©.