2015-12-30 12:43:00

Papa: në shesh për audiencën e fundit të përgjithme të vitit


Papa  ishte përsëri sot në Sheshin e Shën Pjetrit, mes turmës së njerëzve, për audiencën e fundme të përgjithshme të 2015-tës. Bergoglio përshkoi Sheshin me një makinë të zbuluar e, me që sot paradite ndjehej fort e ftohta e fundit të dhjetorit, kishte veshur pallton e ishte mbështjellë me një shall. Shumë, të pranishmit, ndoshta më se 10 mijë. Gjithsesi, nuk binte në sy dyndja e zakonshme e festave të fundvitit.

“Mirëdita, vëllezër e motra. Ditë e ftohtë sot, eh?” Me këto fjalë e përshëndeti Papa turmën në festë.

Të jemi të përvuajtur si Krishti Fëmijë, ishte prorosia e Atit të Shenjtë drejtuar besimtarëve. E pikërisht Krishtit Fëmijë ia kushtoi katekizmin e audiencës së sotme të përgjithshme. Përpara Jezusit, kujtoi Françesku,

jemi të thirur ta lëmë mënjanë çdo pretekst për autonomi. Ai, Foshnja, është Biri i Zotit, që vjen për të na shëlbuar.








All the contents on this site are copyrighted ©.