2015-12-27 15:29:00

Është kohë Krishtlindje e...


Është kohë Krishtlindje e në Betlehemet e shtëpive tona adhurojmë Krishtin, që u zhvesh nga lavdia për t’u bërë i varfër, i shtyrë nga dashuria për njeriun. Një valë dhembshurie e shprese na mbush me gëzim, duke sjellë më vete edhe nevojën e intimitetit e të paqes, për vetën tënde, po mos harro as tjetrin, afër portës së zemrës e të shtëpisë sate. Është Jezusi Foshnje që trokën e pret që t’ia hapësh portën e takimit e të përqafimit magjeps.

Është kohë Krishtlindjeje

S’ka nevojë të kemi frikë

Në kohë Krishtlindjesh

Lemë dritën të ndriçojë e të fshijmë nga mendja errësirën

E në botën tonë plot me gjëra të mira në tryezë

Ne shpërndajmë buzëqeshje gëzimi

Hapim krahët për të përqafuar botën

Në kohë Krishtlindjesh!

 

Por thuaje një lutje

Një lutje për të tjerët

Në kohë Krishtlindjesh është e vështirë

Por kur ti argëtohesh

Jashtë dritares një tjetër botë

Vuan nga tmerri e frika

Një botë ku e vetmja ujëvarë

Është rrjedha e hidhur e lotëve

Dhe ku të vetmet këmbana që këndojnë

Janë ato të përmortshme

Sonte falëndero Zotin që ky fat nuk të takoi edhe ty!

 

Jepi botës për të ngrënë

Thuaju atyre se është Krishtlindja

Jepu një copë bukë

A e dinë ata se është Krishtlindje?

Më takon mua, ty ta kumtojmë Lajmin e Mirë!








All the contents on this site are copyrighted ©.