2015-12-27 16:38:00

Nigeri, Papa shpreh dhimbjen dhe shqetësimin e thellë për Nigerinë


Në një mesazh ngushëllimi, Papa shprehu dhimbjen dhe shqetësimin e tij të thellë për shpërthimin e kohëve të fundit të një impianti gazi në Nnewi të Nigerisë, që u kushtoi jetën një mori njerëzish. Françesku i dërgoi ngushëllimet e tij të afërmve të viktimave dhe të plagosurve si dhe autoriteteve të vendit. Papa i lutet  Zotit t’u japë forcë e ngushëllim atyre, që janë zi si dhe të gjithë njerëzve, të prekur nga kjo tragjedi.

Ndërkaq njoftohet se grupi terrorist Boko Haram goditi përsëri ditën e Krishtlindjes. Lajmi arriti vetëm sot. Të paktën 16 vetë, ndërmjet të cilëve, shumë fëmijë, u vranë nga terroristët, që e dogjën dhe e poqën një fshat në shtetin nigerian verilindor të Bornos, pikërisht natën e 25 dhjetorit. Sipas dëshmitarëve, veç të vrarëve, duhen kujtuar edhe gjashtë njerëz të rrëmbyer.








All the contents on this site are copyrighted ©.