2015-12-27 15:49:00

Dom Agustin Bardhi shugurohet meshtar i Rrëshenit


Gëzim e festë në dioqezën e Rrëshenit të Mirditës për shugurimi meshtarak të dom Agustin Bardhit.

Sot, më 28 dhjetor, në ora 10,00, në Kishën Katedrale të Jezusit Shpëtimtar, në Rrëshen, ipeshkvi i vendit, imzot Cristoforo Palmieri, shuguroi për meshtar diakonin dom Agustin Bardhi. “Ejani pas meje e do t’ju bëj peshkatarë njerëzisht!” (nga Ungjilli i Markut 1,17). Kësaj thirrje të Jezu Krishtit, dom Agustin Bardhi u përgjigj “Është koha për t’ thënë PO Zotit të Jetës!”.

I lindur në fshatin Kthellë e Epër, dom Agustini formimin e tij për meshtar e bëri për katër vite në seminarin ndërdioqezan të Shkodrës, e dy vite tjera në seminarin e kryedioqezës së Trento-s, në Itali. Është meshtari dytë nga dioqeza e Rrëshenit, në periudhën e pas-komunizmit, fryt i gjakut të martirëve shqiptarë, i pari meshtar në trevat shqiptare që shugurohet në kuadrin e Vitit Jubilar të Mëshirës Hyjnore.

Në mikrofonin e Radio Vatikanit, dom Agustin Bardhi rrëfen historinë e thirrjes së tij meshtarake e gëzimin e të qenurit meshtar i Krishtit në shërbim të Fesë e të Atdheut, ta dëgjojmë................. 

 








All the contents on this site are copyrighted ©.