2015-12-22 15:32:00

Kardinali Sodano: të shtrëngohemi me dashuri rreth Papës


“Edhe ne do të bashkëpunojmë, që ky vit hiri të sjellë fryte të begata për Kishën e për mbarë botën”. Këto, fjalët e thëna, në emër të gjithë Kuries Romake, nga kardinali Angelo Sodano, i cili e falënderoi dje Papën Françesku për dhuratën e Jubileut të Mëshirës.

Më pas Hirësia e Tij e përshëndeti Françeskun edhe në emër të kardinajve e krerëve të dikastereve duke i bërë urimet për Krishlindje e duke e siguruar se të gjithë do të vihen, me korp e shpirt, në shërbim të pasardhësit të Pjetrit. Ne, shtoi duke iu drejtuar Françeskut, shtrëngohemi me dashuri rreth jush, “duke ju uruar gjitha të mirat”.








All the contents on this site are copyrighted ©.