Papa Françesku emëroi sot drejtor të Qendrës Televizive të Vatikanit, Stefano D’Agostini-n dhe, zv.drejtor të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Greg Burke.
Stefano D’Agostini, përgjegjës teknik i Qendrës Televizive të Vatikanit, ku punon që prej vitit 1983, deri tani, është marrë me planifikimin dhe zbatimin e shumicës së emisioneve të drejtpërdrejta papnore, si mbikqyrës, por edhe si regjisor.
Greg Burke, gazetar amerikan, korrespondent i “Time” e më pas i Kanalit “Fox News”, në vitin 2012 u emërua këshilltar për Komunikimin në Seksionin për Punët e përgjithshme në Sekretarinë e Shtetit të Vatikanit. Do të fillojë punën si zv.drejtor duke filluar nga 1 shkurti i ardhshëm.
All the contents on this site are copyrighted ©. |