2015-12-20 10:00:00

Viti i Mëshirës: ipeshkvi i Sapës bën thirrje të falen gjaqet


Portat Shenjte u hapën kudo në botë të dielën e kaluar e edhe në Shqipëri. Besimtarët u ftuan nga ipeshkvijtë të bëjnë rrëmimin e ndërgjegjes e gjatë këtij viti të shkojnë për t’u rrëfyer e për të marrë Sakramentin e Kungimit, që i pajton me Zotin. Falja dhe veprat e mira të trupit e të shpirtit janë në qendër të Jubileut të Mëshirës, siç shpjegon, në mikrofonin e don David Gjugjës, ipeshkvi i Sapës, imzot Lucian Avgustini, i cili së pari, u kujton edhe një herë katolikëve cilat janë Portat e Mëshirës në dioqezën e vet e pastaj, bën thirrje për faljen e gjaqeve. Ta dëgjojmë….








All the contents on this site are copyrighted ©.