2015-12-20 15:01:00

Papa: të vijojë ecja në udhën e paqes në Siri e në Libi


Një hov drejt paqes. Në të Dielën IV të Kohës së Ardhjes, Papa, gjatë lutjes së Engjëllit të Tënzot, vuri, plot shpresë, theksin, mbi marrëveshjet e kohëve të fundit për pajtim në vise të tronditura nga dhuna e nga tensionet, si Siria e Libia, duke uruar edhe thellimin e dialogut në Amerikën Qendrore. Papa u lut, së fundi, edhe për Indinë e dëmtuar nga përmbytjet.

Siria: të vijojë ecja në rrugën e paqes

Një lutje e veçantë për Sirinë e dashur. Pak ditë pas rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së lidhur me fillimin e procesit të paqes dhe pushimin e qëndrueshëm të zjarrit në vendin, që tronditet thellë prej katër vjetësh nga lufta civile dhe nga përparimi i të vetëquajturit Shtet Islamik. Françesku shprehu vlerësimin e tij për marrëveshjen e sapo arritur nga bashkësia ndërkombëtare:

“I inkurajoj të gjithë të vijojnë me hov bujar udhën drejt përfundimit të dhunës dhe bisedimeve, për të gjetur rrugëzgjidhjen, që  sjell paqen”.

Libia: shpresa për ardhmërinë

Papa mbështet edhe angazhimin e bashkëpunimit ndërmjet Costa Rica-s dhe Nikaragua-s, pas vitesh të gjata, ngarkuar me tensione nga shkaku i grindjeve territoriale, për të cilat ndërhyu kohët e fundit Gjykata ndërkombëtare e drejtësisë e Hagës:

“Uroj që fryma e re e vëllazërisë të forcojë më tej dialogun dhe bashkëpunimin reciprok,  ashtu si në të gjitha vendet e tjera të rajonit”.

Lutje për popullsitë e përmbytyra të Indisë

Mendimi i Françeskut shkoi, së fundi, edhe tek popullsitë e dashura të Indisë, të dëmtuara rëndë, në fillim të dhjetorit, nga  përmbytja e bregdetit juglindor të vendit, me pasojë, më se 300 viktima. Prej këndej, i ftoi të gjithë të thonë një FalemiMëri:

“Lutemi për këta vëllezër e motra, që vuajnë për shkak të kësaj fatkeqësie të natyrës, duke ia besuar shpirtrat e të vdekurve Mëshirës së Zotit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.