2015-12-14 15:33:00

Françesku: t’u jepet punë gjithë të rinjve, jo vetëm të rekomanduarve


Të bëhet ç’është e mundur për ta zhdukur papunësinë në radhët e të rinjve! Kjo, thirrja e Papës në audiencën me pjesëmarrësit e Projektit Policoro, nismë për punësimin e të rinjve, lindur njëzet vjet më parë si fryt i takimit kishtar kombëtar të Palermos. Françesku i inkurajoi të rinjtë të mos dorëzohen përballë vështirësive, në përpjekjen për të gjetur punë. Kujtoi, më pas, me qortim, se punësimi nuk duhet të jetë dhuratë, që u bëhet vetëm  atyre, të cilët kanë miq. Vetëm të rekomanduarve e të korruptuarve. Ati i Shenjtë  kërkoi të tregohet vëmendje e kujdes i veçantë për të rinjtë e papunë, sepse “Janë Korpi i Krishtit”, theksoi me forcë.

Me rastin e kësaj audience, Françseku u takua edhe me një grup të burgosurish, ardhur nga burgu i Shën Engjëllit të Lombardëve.








All the contents on this site are copyrighted ©.