2015-12-11 19:07:00

Shenjtorët e javës, sipas kalendarit kishtar


Sot Kisha katolike kremtoi të dielën III të Kohës së Ardhjes, duke iu afruar edhe një hap Krishtlindjes. U kremtua edhe festa liturgjike e shën Luçisë, virgjër e matire e Sirakuzës, shumë e nderuar ndër shqiptarë, që i kushtuan katedralen e Durrësit, ku u mbajt edhe kremtimi kryesor festiv.

Nesër, e hënë, do të përkujtojmë Shën Gjonin e Kryqit, meshtar e dijetar i Kishës, karmelitan i zbathur.

Të martën, është festa Shën Valerianit, një nga martirët e parë të krishterë të Afrikës.

Shenjti që do të përkujtohet të mërkurën është shumë i njohur në viset dhe në ikonografinë e krishterë: është Shën Davidi, mbret e profet, që kremtohet njëkohësisht me Shën Adelaiden perandoreshë.

Të enjten, festa e shën Danielit profet  dhe e shokëve të tij: Anania, Azaria e Misaeli.

Përkujtohet edhe festa e Shën Gjonit Matha, meshtar e themelues i Trinitarëve si dhe e shën Gjaçintit Kormier, meshtar domenikan.

Të premten përkujtohen shën Malakia profet dhe shën Gaciani ipeshkëv i Tours.

Të shtunën është festa  dy Papëve: Urbanit V dhe Anastasit.

Jemi fare afër  Krishtlindjes. E diela e ardhshme është e katërta dhe e fundmja e Kohës së Ardhjes. 








All the contents on this site are copyrighted ©.