2015-12-11 17:40:00

Konferenca për klimën në Paris: nesër, marrëveshja përfundimtare


Shtyhet për 24 orë nënshkrimi i marrëveshjes ppërfundimtare për klimën në Konferencën e Parisit, COP21. Në projektin e ri, impenjimi për zvogëlimin e sasisë së gazit në atmosferë, në mënyrë që planeti “të ftohet” me 2 gradë. Tri, temat kritike, për të cilat u zhvendos nënshkrimi: diferencimi nga vendi në vend, financimet dhe aspetativa. Gjithsesi, teksti ka arritur një fitore: fiksimin e temperaturës së ambientit në epokën para industrializimit. Vendet janë impenjuar të qëndrojnë nën kuotën 2 gradë, por mundësisht edhe nën 1,5 gradë, në mënyrë që veprimtaria e njeriut të mos e shkatërrojë Shtëpinë e përbashkët, për të cilën kaq shumë e ngre zërin Papa Françesku. Bashkësia ndërkombëtare do t’i rishikojë hapat e bëra në vitin 2023. Kundërshtimet më të mëdha kanë të bëjnë me të ashtuquajturin “financim klimaterik”. Diskutohet për dy opcione: kompensimi për dëme të pakthyeshme dhe ai për emigracionin e detyruar, për shkak të ndryshimeve të klimës. 








All the contents on this site are copyrighted ©.