2015-12-10 15:26:00

Papa Françesku dërgon telegram ngushëllimi për imzot Mirditën


Papa Françesku i dërgon telegram ngushëllimi bashkësisë katolike shqiptare dhe klerit e besimtarëve të kryedioqezës metropolite të Tiranë-Durrësit, për vdekjen e imzot Rrok Mirditës. Sapo përfundoi funerali i kryeipeshkvit të ndjerë në Tiranë, i telefonuam një bashkëpunëtori tonë të vjetër, Ferdinand Ndocajt, i cili përshkruan me fjalë plot emocion ndarjen e bashkësisë katolike me ipeshkvin e vet. Duke kujtuar se programi shqip i Radio Vatikanit përfaqësohej në meshën e dritës nga kryeredaktori, don David Gjugja, po ia japim fjalën Ferdinandit për të informuar kështu, edhe ata, që nuk mundën të merrnin pjesë në salikimet e kryeipeshkvit metropolit të Tiranë-Durrësit e, menjëherë pas, do të dëgjojmë dëshminë e don David Gjugjës…








All the contents on this site are copyrighted ©.