2015-12-08 14:21:00

Kryerabini i Romës i kërkon Papës që Jubileu të jetë rast dialogu


Kryerabini i Romës, Riccardo Di Segni, i dërgon Papës Françesku një mesazh me rastin e hapjes së Jubileut të Mëshirës. Atij i kërkon dhe i uron: “Do të ishte bukur sikur ky takim të kthehej në rast konfrontimi paqësor e konstruktiv ndërmjet njerëzve me kulturë e fe të ndryshme”.

         E pastaj, njofton: “Në përkim me fillimin e Jubileut, hebrenjtë e të gjithë botës e me ta, edhe bashkësia romake, festojnë Hanukka’h, festën e dritave, që sjell një mesazh të madh shprese: triumfin e dritës mbi errësirën e intolerancës dhe të shtypjes. Uroj që e njëjta shpresë të përfshijë edhe shtegtarët e krishterë, që të vijojmë të bashkuar kundër çdo forme terrori, kundër kujtdo që dëshiron të fitojë frika e jo jeta; uroj të punojmë të gjithë për mbrojtjen e dinjitetit njerëzor, në përkim me mesazhin fillestar të Biblës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.