2015-12-03 13:12:00

Papa flet me kryeministrin e Samoa-s për ndryshimet e klimës


Papa Françesku, priti sot paradite në audiencë, kryeministrin e Shtetit të Pavarur të Samoa-s, Tuilaepa Lupesoliai Sailele Malielegaoi, i cili pastaj u takua me sekretarin e Shtetit të Vatikanit, kardinalin Pietro Parolin, shoqëruar nga mons Antoine Camilleri, zëvendës-sekretar për Marrëdhëniet me Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta – njofton Salla e Shtypit e Vatikanit – u fol mbi disa aspekte të jetës shoqërore e ekonomike të Shtetit, si dhe u vlerësua kontributi që Kisha katolike jep në fusha të ndryshme në shoqërinë samoane e, në mënyrë të veçantë, në fushën e edukimit.

Në vazhdim të bisedimeve, u shkëmbyen opinionet mbi situatën ndërkombëtare e rajonale, me një referim të veçantë ndaj Konferencës mbi ndryshimet klimaterike, që po zhvillohet në Paris, e problemeve ambientale, me të cilat  po ballafaqohen disa Shtete të Paqësorit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.