2015-12-02 12:08:00

Libra. Jubileu i Papës Françesku


Ç’do të thotë Jubile? Si kremtohet? Ç’pasoja ka në këndvështrimin fetar, shoqëror, politik? E shpjegon editorialisti i Tg2, Antonio Preziosi, në librin e sapobotuar nga Newton Compton: “Jubileu i Papës Françesku - Ta jetosh e ta kuptosh Vitin Shenjt të jashtzakonshëm të Mëshirës (192 faqe).

Në libër flitet për Mëshirën, domethënien e saj në fenë e krishterë. Vihet theksi mbi mënyrën sesi Papa e bëri zemër të mesazhit të tij baritor. Vepra, me parathënie të imzot Rino Fisichell-ës, pasurohet me disa zëra  të njohura të episkopatit, si ai i imzot Enrico Dal Covolo e me shpjegimin e lidhjeve ndërmjet papnisë së Gjon Palit II, Benediktit XVI e Françeskut.

Së fundi, “Jubileu i Papës Françesku” flet edhe për ndërhyrjen e Mëshirës Hyjnore në ngjarjet e rëndësishme historike, si atentati kundër Papës Wojtyla, shenjtërimi i Faustina Kowalskës e ngjarje të tjera të njohura. Hap, kështu një horizont të gjerë për ata, që duan ta kuptojnë domethënien e Jubileut të Mëshirës.








All the contents on this site are copyrighted ©.