2015-12-01 18:43:00

Nis jubileu i njëqind vjetorit të vdekjes së Charles de Foucauld


Sot më 1 dhjetor, Kisha katolike përkujton të Lumin Charles de Foucauld. Megjithëse vepra tij e plotë nuk është studiuar në mënyrë të mjaftueshme, me siguri nuk gabojmë nëse pohojmë se në oshënarin e krishterë të vrarë më 1 dhjetor 1916 në Tamanrasset kemi një prej figurave më domethënëse të kalimit nga shekulli XIX në shekullin XX. Në metamorfozën globale të marrëdhënieve ndërmjet popujve para luftës së Madhe, biografia e Charles de Foucauld – në përkujtim të të cilit më 1 dhjetor u hap viti jubilar i njëqind vjetorit të vdekjes – përshkruan një aftësi të veçantë që kishte ta bashkonte kulturën duke përpunuar kundërshtitë në një shkallë të gjerë e duke marrë mbi vete rreziqet e çdo tejkalimi. Rezultati do të jetë propozimi i idealit të vëllazërimit universal, evokimi i të cilit për nga dendësia vështirës që mund të tejkalohen.

Sot janë jashtëzakonisht aktuale mendimet e nismat e oshënarit francez, i cili u drejtohej, pa paragjykime, të krishterëve, myslimanëve, hebrenjve e të pafeve.

Charles e Foucaud lindi në Strasburg më 15 shtator 1858. Nisi shumë shpejt karrierën ushtarake, të cilën u detyrua ta braktiste, për shkak të revoltës së Oranit. Iu kushtua, atëherë, zbulimeve gjeografike në vende të ndryshme të botës. Më 1886 u kthye në Francë. U vendos në Paris, ku nisi të kërkonte me etje Zotin, duke e gjetur ndër veprat e tij. Shkruan: “Në atë çast që fillova të besoj se ka një Zot, kuptova edhe se nuk mund të bëja tjetër, veçse të jetoja për Të; thirrjen time për rrugën rregulltare e ndjeva në të njëjtin ças me thirrjen e fesë£.

Kështu ai nisi t’i kushtohet plotësisht Zotit, duke rizbuluar një fe të thjeshtë, të përqendruar te Jezusi – sakrament i amshuar i Kishës. Vendosi t’i qëndrojë besnik Zotit e urdhërimeve të Tij, duke cur në rrugën e lutjes e të përvujtërisë.

Me këshillin e drejtuesit të tij shpirtëror, Atë Huvelin-it, më 1888 vizitoi viset shenjte të Palestinës e të Jerusalemit.

Në janar 1889 trokiti në trapën e Zojës së Bekuar të Dëborës, në dioqezën e Viviers. U në murg trapist me emrin Alberico Maria. Më 1901 u shugurua meshtar e u vendos në Bénis-Abbés, në kufijtë ndërmjet Algjerisë e Marokut, ndërsa më 1910 ndërtoi një heremitazh në majën qendrore të malit Haggar. Nisi kështu jeta e re rregulltare e Vëllait Charles de Foucaud, që mediton gjatë e, që t’i krijojë popullsisë së Saharës mundësinë për t’i njohur drejtpërdrejtë të vërtetat e krishtera, shkruan veprat: “Ungjilli i pranishëm ndërmjet të varfërve të saharës” (1903) dhe “Rregullorja e Vëllezërve të vegjël të Zemrës së Krishtit” (1902).

Përveçse për formimin shpirtëror, mendon edhe për mbrojtjen e të varfërve nga sulmet e bandave të banditëve, që vinin nga Tripolitania.

Shpirti tij hyn në lidhje të ngushtë me Zotin përmes përshpirtërisë së përqendruar tek Krishti i Kryqëzuar. Përsos statutet e fondacionit dhe të kongragatës së Vëllezërve të vegjël të Jezusit. Më 1968 miratohen nga Selia e Shenjtë disa kongragata mashkullore e femërore të frymëzuara nga Atë de Foucaud: listë tepër e gjatë për t’u përmendur. Jeton me moton: “Feja është ajo që na bën t’i besojmë nga thellësia e shpirtit të gjitha dogmat e saj, të gjitha të vërtetat që na mëson përmes Shkrimit Shenjt e Ungjillit, me një fjalë, gjithçka na propozohet nga Kisha....”.

Jeta e Atë Charles de Foucaud mbaroi tragjikisht më 1 dhjetor 1916: ai u vra gjatë një sulmi të kusarëve në shkretëtirë, duke lënë pas një pasuri të vërtet shkrimesh, që flasin për përshpirtërinë e tij, e cila mund të përmblidhet në këto fjalë: “Sado i trishtuar të jem, kur gjunjëzohem tek këmbët e elterit e i them Zotit tonë Jezus Krisht: Zot, ti je pambarimisht i lumtur e nuk të mungon asgjë” – nuk mund të mos shtoj: “Atëherë edhe unë jam i lumtur e nuk më mungon asgjë! Më mjafton lumturia jote!”. E kjo është e vërteta, kështu duhet të jetë për të gjithë, nëse e duam Zotin tonë!

Shkruan Shenjti

Mbi tokën mbarë

Ardhtë Mbretëria Jote...

Ardhtë në çdo shpirt.

Gjithë njerëzit

Të shërbefshin ty, o Zot,

Sundoftë hiri yt mbi çdo shpirt

Si i vetmi Zotëri.

E njerëzit mbarë

Jetofshin përmes Teje

Jetofshin për Ty,

Të humbur tek ti...

Është kjo më e madhja lumturi

Për gjithë njerëzimin: e ashtu qoftë!

Veç këtë dëshiroj,

Për vete e për të tjerët.








All the contents on this site are copyrighted ©.