2015-11-30 13:00:00

Papa i uron Patrikut Bartolomeu, festën e Shën Andreut


Në përfundim të Meshës në kompleksin Barthélémy Boganda të Bangui, para se të jepte bekimin, Papa i bëri urimet më të përzemërta Patrikut Ekumenik Bartolomeu, për festën e Shëna Ndreut:

“Para se të jap bekimin, në këtë festë të Shën Andreut, nga ky vend, nga zemra e Afrikës, dëshiroj t’i drejtohem vëllait tim të shumëdashur, Bartolomeut, Patrik Ekumenik. Urimet më të mira. I uroj lumturi, vëllazëri e i kërkoj Zotit t’i bekojë Kishat tona motra”.








All the contents on this site are copyrighted ©.