2015-11-29 11:34:00

Republika Qendrafrikane


 Kufijtë e territori: Kufizohet në Veri me Çadin; në Lindje, me Sudanin e Sudanin e Jugut; në jug, me Republikën Demokratike të Kongos e Kongon ndërsa në perëndim, me Kamerunin. Territori karakterizohet nga rrafshnaltat, që lartohen njëra pas tjetrës duke formuar vargamalet e Bongos, në Veri Lindje e të Yadè, në Veri-Perëndim. Klima është e nxehtë dhe e lagësht, me dy stina krejt të thata.

Rendi shtetëror: Mbi bazë të Kushtetutës së miratuar me referendum më 5. 12. 2014, vendi është Republikë gjysëm-presidenciale: Presidenti i Republikës, i zgjdhur me votime të gjithëmbarshme, me mandat pesë vjet, përcakton objektivat e përgjithshme të qeverisë; kryeministri përgjigjet para Asamblesë Kombëtare (105 deputetë të zgjedhur me mandat për pesë vjet), nga e cila zgjidhet. Sistemi gjyqësor bazohet mbi sistemin francez  të  drejtësisë.

Anëtare e  Islamic Coperation Organisation (vëzhguese) ONU, UA, UE (vëzhguese), WTO.

Kryeqyteti: Bangui(740 mijë banorë)

Gjuha: frëngjishtja (zyrtare), sango, dialektet sudaneze

Arsimi: analfabetë 43,4%

Sipërfaqja: 622.984 kmk

Popullsia: 4.621.000 banorë

Feja: katolikë (37.3%), fe tradicionale(20%), protestantë (16%), myslimanë (15%).

Treguesit shoqërorë:  Shërbimet shëndetësore: 22% e popullsisë (2012), uji i pijshëm 68% e popullsisë(2012), sëmundjet Sida (6,6% të rritur)

Ekonomia: E përhapur, bujqësia e prodhimeve më të domosdoshme për jetesë. Nga pyjet ekuadoriale nxirren mogani e ebani. Blegtoria  bazohet mbi racat e gjedheve, që kanë imunitet nga miza ce ce. Burimet minerare: argjili, diamanti, ari, urani e hekuri.

Njësia Monetare: Frangu CFA dhe valuta e përdorur nga 14 shtete afrikane, pothuajse të gjitha, ish-koloni franceze. E është pikërisht banka franceze, që garanton konvertimin e Frangut CFA. Përqindja e konvertimit  është fikse me Euro: 100 CFA= 0,15 €, 1 €=655,957CFA.

P.I.L. (Prodhimi i Brendshëm Brut) për frymë: 609 $ US ( Italia: 35.131) në 2014.








All the contents on this site are copyrighted ©.