2015-11-27 10:21:00

Uganda: Kronikë historike e Kishës katolike


17 shkurt 1879: Atë Lourdel dhe vëllai Armans, të parët nga 5 etërit e bardhë, ardhur nga Tanganika (sot Tanzania), arrijnë në Entebbe.

1882 Tërheqja e përkohshme e misionarëve për tre vjet, ndërsa besimtarët laikë çojnë përpara ungjillëzimin e bashkëkombasve të tyre

1885 Nis persekutimi i të krishterëve, që çon në martirizim 22 katolikë, të lumnuar në vitin 1920 e të shenjtëruar më 1964.

1894 Arritja  e misionarëve të Shoqërisë së Shën Jozefit  të Mil Hill.

1908 Themelimi i Kongregatës së parë të motrave afrikane, Banabikira e Masakës

1910 Arritja e Misionarëve Kombonianë, të cilëve u besohet Afrika Veriore.

1923 Ngritja e Prefekturës Apostolike të Nilit Ekuadorial (veri i Ugandës), besuar Kombonianëve

1927 Themelimi i Kongregatës së vëllezërve afrikanë, Banakaroli i Masakës.

1939 Shugurimi i imzot Kiwanuka, i pari ipeshkëv afrikan.

1953 Themelimi i hjerarkisë kishtare.

1967 Themelimi, në Ggaba, i Institutit  Baritor të Afrikës Lindore, transferuar, më 1975, në Eldoret të Kenias.

1969 Në Ugandë zhvillohet Simpoziumi i parë panafrikan i ipeshkvijve (SECAM), në praninë e Palit VI.

1976 Imzot Emmanuel Nsubuga, kryeipeshkëv i Kampalës, krijohet kardinal.

1993 Shtegtimi apostolik i Gjon Palit II. Lartimi i shenjtërores së martirëve të Ugandës në bazilikë minore.

16 nëntor 1994 Imzot Wamala, kryeipeshkëv i Kampalës, që zë vendin e  kardinalit Nsubuga, krijohet kardinal

1999 Dioqeza e Toreros dhe e Gulusë lartohen në rangun e kryedioqezave metropolitane.








All the contents on this site are copyrighted ©.