2015-11-27 10:08:00

Uganda


Kufijtë: Uganda ndodhet në pjesën lindore të Afrikës dhe është një vend kontinental. Kufizohet nga Sudani në veri, nga Kenia në lindje, nga Tanzania e Ruanda në jug, dhe nga Republika Demokratike e Kongos në perëndim.

Territori: Republika e Ugandës zë një sipërfaqe prej 241.038 km2 në të cilën jetojnë diçka më shumë se 22 milion banorë, shumica e të cilëve janë banatu/banatinë. Territori përbëhet nga një rrafshnaltë perëndimore, e cila arrin deri në 5.109 m në Ruëenzori.  Sipërfaqja ujore përbëhet nga Liqeni Viktoria në jug, nga liqenet Eduardi dhe Alberti në perëndim, si edhe nga liqeni Kyoga. Lumi kryesor është Nili i Bardhë. Klima është ekuatoriale, e zbutur nga lartësia.

Rendi shtetëror: Regjimi i udhëhequr nga Museveni zgjat tashmë që prej 30 vjetësh. Sistemi zgjedhor shumëpartiak u hoq në vitin 2000, por u vendos me referendum, më 30 korrik 2005. Presidenti i Republikës, që është edhe kryeministër, zgjidhet drejtpërdrejt nga populli e ka një mandat 5-vjeçar, njëlloj si parlamenti me 375 anëtarë, prej të cilëve 238 zgjidhen drejtpërdrejt, plus 112 gra, 25 përfaqësues të kategorive të ndryshme shoqërore (10 ushtarë, 5 punëtorë, 5 njerëz me aftësi të kufizuara, 5 të rinj), të cilëve u shtohen 13 anëtarë “ex officio”, pa të drejtë vote.

Kryeqytet i Republikës është Kampala (1.353.236 banorë) dhe gjuhë zyrtare shtetërore janë anglishtja dhe luganda. Uganda është anëtare e Commonwealth, Bashkimit Lindor Afrikan (EAC), Organizatës së Bashkëpunimit Islamik, OKB-së, Bashkimit Afrikan, BE-së (e asociuar), OBT-së.

Feja: katolikë (47%), anglikanë (35,9%), të tjerë (17%).

Tregues shoqërorë: 26,8% e popullsisë është analfabete; vetëm 34% e banorëve mund të marrin asistencë shëndetësore; 75% e popullsisë ka ujë të pijshëm; 6,4% e popullsisë është e sëmurë nga Sida (2013).

Ekonomia: Mbjellja e misrit, kultivimi i bananeve për eksport, kafesë, mëndafshit, çajit, panxharsheqerit paraqesin degët më të rëndësishme të bujqësisë së Ugandës, ekonomia e së cilës është e zhvilluar edhe në fushën e peshkimit, në nxjerrjen e xeherorëve të arit, bakrit, kobaltit, si edhe të naftës. Uganda është një nga prodhuesit më të mëdhenj botërorë të kafesë dhe të çajit.

Monedha: Shilinga ugandeze (1 euro = 3.718 UGX)

PBB/banorë: 1939 US dollarë në vit (2014).








All the contents on this site are copyrighted ©.