2015-11-24 14:02:00

Papa emëron drejtorin e ri të IOR-it: Gian Franco Mammi’


Papa Françesku shkoi sot paradite në selinë e IOR-it, Institutit për Veprat Fetare në Vatikan, ku foli për 20 minuta me Këshillin Mbikqyrës. Sipas njoftimit të Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, Papa komunikoi emërimin e drejtorit të ri të përgjithshëm. Është fjala për Gian Franco Mammi’, i cili deri tani ka qenë zv.drejtor i përgjithshëm i Institutit. Tani për tani, derisa të vendoset për zv.drejtorin e ardhshëm, këtë detyrë do ta kryejë Giulio Mattietti.

 








All the contents on this site are copyrighted ©.