2015-11-22 16:46:00

Papa: sulmi në Bamako është dhunë e verbër, Zoti i shndërroftë zemrat!


Papa Françesku është pranë popullit malian, pas sulmit të tërbuar të një grupi fundamentalist kundër hotelit Radisson, në kryeqytetin Bamako, që shkaktoi vdekjen e 21 vetëve dhe plagosjen e shumë të tjerëve. Në një telegram, nënshkruar nga Sekretari i Shtetit të Vatikanit, kardinali Pietro Parolin, drejtuar kryeipeshkvit të Bamakos, imzot Jean Zerbo, Papa i lutet Zotit t’i ngushëllojë familjet e të vdekurve dhe të të plagosurve gjatë sulmit. “I tronditur thellë prej kësaj dhune të verbër, të cilën e dënon vendosmërisht - lexohet në telegram - Ati i Shenjtë i lutet Zotit për shndërrimin e zemrave dhe për dhuratën e paqes. Papa u jep bekimin hyjnor të gjithë njerëzve, që u prekën nga kjo tragjedi”.








All the contents on this site are copyrighted ©.