2015-11-18 12:33:00

Papa Solidarnosc-it: të drejtat e punëtorëve, para interesave ekonomike


Në audiencën e sotme të përgjithshme, Papa përshëndeti shtegtarët polakë, posaçërisht përfaqësuesit e Sindikatës së Pavarur të Punëtorëve, “Solidarnosc”, të pranishëm në Sheshin e Shën Pjetrit. Ja fjalët e Papës:

“Që prej 35 vjetësh Sindikata juaj angazhohet në ndihmë të botës së punës, si në këndvështrimin fizik, ashtu edhe në atë intelektual e në mbrojtje të të drejtave themelore të njeriut e të shoqërisë. Vijojeni besnikërisht këtë angazhim, duke u përpjekur që interesat politike ose ekonomike të mos kenë epërsi mbi vlerat, të cilat përbëjnë thelbin e solidaritetit njerëzor. Po ia besoj mbrojtjen tuaj dhe të gjithë anëtarëve të Sindikatës, Pajtorit tuaj don Jerzy Popieluszko dhe po ju bekoj me gjithë zemër!”.








All the contents on this site are copyrighted ©.