2015-11-18 13:03:00

Papa Françesku: kurrë më fëmijë të shfrytëzuar e të keqtrajtuar


Në audiencën e përgjithshme Papa kujtoi se pasnesër do të kremtohet Dita botërore e të drejtave të fëmijëve. Me këtë rast, theksoi:

“Është detyrë e të gjithëve t’i mbrojnë fëmijët dhe ta vënë mirën e tyre mbi çdo kriter tjetër, që të mos i nënshtrohen kurrë skllavërisë, keqtrajtimeve, formave të ndryshme të shfrytëzimit. Uroj që bashkësia ndërkombëtare t’i mbikqyrë me vëmendje kushtet e jetesës së fëmijëve, posaçërisht atje, ku rekrutohen nga grupet e armatosura; e edhe t’i ndihmojë familjet e t’i sigurojë çdo  të mituri e të miture, të drejtën e shkollës e të edukimit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.