2015-11-16 15:38:00

Sulme franceze në Raqqa kundër qendrave nevralgjike të Isis


Pas atentateve terroriste në Paris, intensifikohen sulmet ajrore në Raqqa, kryeqyteti i të ashtuquajturit Shtet Islamik në Siri e Irak (Isis). Avionë ushtarakë francezë bombarduan qendra nevralgjike të milicëve xhihadistë. Qeveria franceze, prej muajsh e impenjuar në operacionet ushtarake në vend, ka të drejtë të veprojë, nënvizoi ministri i jashtëm, Laurent Fabius. Është ky, reagimi i menjëhershëm i vendit, i paralajmëruar edhe nga presidenti François Hollande.

         Avionët francezë u nisën nga bazat e Emirateve të Bashkuara Arabe dhe të Jordanisë. Nga lajmet e para, konfirmohet goditja e qendrës së komandës së xhihadistëve dhe e dy fushave të përdorura për stërvitje. Operacioni u krye në bashkëpunim me forcat amerikane. Ndërkaq, sipas Shërbimeve Sekrete Irakiane, atentatet e Parisit janë planifikuar pikërisht në Raqqa, ku gjatë muajve të kaluar është stërvitur një grup i veçantë terroristësh për sulme në Perëndim. Pas formimit të kësaj njësie, ka qenë vetë kalifi i Isis, al-Baghadadi ai, që urdhëroi fillimin e aksionit terrorist në kryeqytetin francez. Qeveria irakiane e kishte paralajmëruar për kërcënimin Parisin, Teheranin dhe Uashingtonin, 24 orë para masakrave në Francë.








All the contents on this site are copyrighted ©.