2015-11-14 10:37:00

Papa thellësisht i tronditur për atentatet e Parisit: sulm kundër paqes së njerëzimit


Papa Françesku u prek thellësisht kur mori lajmin për sulmet terroriste në Paris, që shkaktuan vdekjen e më se 120 vetëve. Në Vatikan, pohon drejtori i Sallës së Shtypit të Selisë së Shenjtë, atë Federico Lombardi, po i ndjekim me shqetësim të jashtëzakonshëm këto lajme të kobshme:

“Jemi thellësisht të tronditur nga ky manifestim dhune të çmendur terroristike e urrejtjeje. E dënojmë në mënyrën më radikale, së bashku me Papën e me të gjithë njerëzit, që e duan paqen. Lutemi për viktimat dhe për të plagosurit, si dhe për mbarë popullin francez. Ky  sulm kundër paqes së mbarë njerëzimit kërkon reagim të vendosur dhe solidar nga ana e ne të gjithëve, për t’ia prerë rrugën përhapjes së urrejtjes vrasëse, në të gjitha format e saj”.








All the contents on this site are copyrighted ©.