2015-11-13 16:21:00

Papa: “virusi jezuitik” është e vërteta gjithnjë në tension


Françesku i drejtoi një Videomesazh Kongresit XVI latinoamerikan të shoqatave të ish-nxënësve të shkollave të jezuitëve, organizuar në Guayaquil të Ekuadorit. Papa e mori shtytjen nga një temë e ushtrimeve shpirtërore të Shën Injacit të Lojolës: “Kundrimi i Misterit të Mishërimit”. E vërteta, kujtoi Papa, jepet gjithnjë në tension, e vërteta nuk është e qetë, nuk është e kristalizuar, të bën të shqetësohesh, të ndryshon, të çon tek njeriu.

Gjurma e jezuitëve, shton Françesku, është të jenë gjithnjë në tension, ta vërejnë realitetin, ashtu siç është. E në vijim, kërkoi të mendohet për tri gjëra të nevojshme: “Asistencë shëndetësore, ushqim, arsim”.

Papa i ftoi ish-nxënësit të mendojnë për tragjeditë njerëzore, duke rikujtuar se çdo njeri është tempull i Trinisë e duke dënuar ashpër mungesën e drejtësisë e të barazisë.

Kujtoi edhe atë, që thotë Shën Injaci; “Shikoni si e vëren Zoti faqen e tokës, si i shikon të gjithë njerëzit: disa lindin, të tjerë vdesin, të tjerë qajnë, të tjerë qeshin. Ky është realiteti. Po cila është lidhja jote me këtë realitet? Je i mbyllur në vetvete? E përfytyron Zojën e Bekuar duke e mbyllur portën, për të mos e pranuar thirrjen e Zotit? Nëse je i krishterë, bëj atë, që bëri Maria. Shikoje Zotin sy më sy. E fol me Atin, që është Ati yt; me Birin, që është biri yt; fol me Shpirtin Shenjt, që e more në Pagëzim. E mos harro, e vërteta jepet gjithnjë në tension, nuk është kurrë e qetë, të shtyn t’i ngjash Zotit krijues, shpërblyes e shenjtërues. Të çon tek Zoti e tek njeriu.








All the contents on this site are copyrighted ©.