2015-11-13 16:24:00

Jubileu: në funksion formulari për regjistrimin e shtegtarëve on line


Në faqen e internetit kushtuar Jubileut të Mëshirës www.im.va, përmes një formulari të veçantë, mund të bëhet regjistrimi i shtegtarëve që duan të marrin pjesë në “ngjarjet kryesore” të Vitit të Shenjtë e të prenotojnë shtegtimin pranë Portës së Shenjtë në Vatikan. Regjimi mund të bëhet si për shtegtar individ e po kështu edhe për grupe. Biletat për të gjitha ngjarjet jubilare janë falas. Për ata shtegtarë që nisen drejt Portës së Shenjtë është caktuar një udhë këmbësore e rezervuar nga Castel Sant’Angelo, nëpër Via della Conciliazione e duke përshkuar Sheshin Piu XII e Sheshin e Shën Pjetrit në Vatikan.

Për t’u regjistruar – kujton faqja e internetit të Jubileut të Mëshirës – duhet plotësuar formularin në 4 pjesë. Pjesa parë i kushtohet mbledhjes të të dhënave të përgjithshme të grupit apo të shtegtarit. Vijon pasta shënimi i të dhënave anagrafike për kontaktimin e  përgjegjësit të grupit (apo individin). Përgjegjësi dhe ai që regjistrohet do t’i marrë informacionet përmes e-mail-it. Pjesa tretë nuk është e detyrueshme e shërben për të shënuar emrin e zëvendës-përgjegjësit të grupit. Në pjesën e katërt të formularit kërkohet pranimi i rregullores e vënia e kodit të sigurimit. Në përfundim të regjistrimit, konfirmimi vjen përmes një e-mail-i që përmban edhe një link. Përmes adresës së e-mail-it e password-it të zgjedhur, mund të hyni në zonën e rezervuar. Në këtë zonë mund të ndryshohet skeda personale e regjistrimit, të bëhet regjistrimi për “Ngjarje të  mëdha” të Jubileut e të prenotohet kalimi nëpër Portën e Shenjtë të Shën Pjetrit në Vatikan.








All the contents on this site are copyrighted ©.