2015-11-12 12:25:00

Papa ipeshkvijve sllovakë: emigracioni të përballohet me ndjeshmëri e drejtësi


“Fenomeni i emigracionit”, duhet të trajtohet “me ndjeshmëri e sipas drejtësisë”, sepse është “një oportunitet dhe shenjë e kohëve” tona. Kështu pohon Papa Françesku në fjalimin dorëzuar ipeshkvijve katolikë të Sllovakisë, me rastin e vizitës së tyre ad limina Apostolorum (vizitë e takim tradicional që çdo pesë vjet bëhet nga ipeshkvijtë e një Vendi apo rajoni kishtar te Papa e në Vatikan).

“Para perspektivave të një mjedisi shumë kulturor, gjithnjë e më tepër – vëren akoma Papa Françesku – duhet të kemi respekt ndaj tjetrit, për të favorizuar takimin” e anasjelltë. Në fjalimin drejtuar ipeshkvijve sllovakë, Papa Bergoglio trajton tema tjera të rëndësishme si ndihma për familjet, kujdesi që ipeshkvijtë duhet të kenë ndaj meshtarëve të vetë, roli në fushën e bashkimit që Kisha katolike u ka besuar ipeshkvijve, e veprimtaria baritore me romët.








All the contents on this site are copyrighted ©.