2015-11-12 17:31:00

Dom Bledar Xhuli rrëfen historinë personale të konvertimit


Dom Bledar Xhuli, prift shqiptar, që shërben në kryedioqezën e Firences, së cilës i përket, pati emigruar ilegalisht në Itali viteve të ’90. Si adoleshent shqiptar, me prejardhje nga një familje ateiste nga Fieri, kishte kaluar matanë Adriatikut për një jetë më të mirë. Po në Itali, përjetoi vështirësi të mëdha, u takua me një prift italian, i cili e ndihmoi për të gjetur strehim, madje e strehoi në shtëpinë e vetë pranë famullisë kishtare, e ndihmoi për të gjetur punë e për t’u integruar në mjedisin e ri shoqëror. Këtu, për dom Bledarin filloi një jetë e re, më premtuese, pas një kohe zbuloi komunitetin e krishterë, e aty filloi të njihen edhe me Jezusin. Vendosi të pagëzohet, më vonë të bëhet edhe prift.

Të martën, më 10 nëntor, gjatë vizitës së Papa Françeskut në Firence, dom Bledari rrëfeu historinë e tij personale, një histori prekëse që tregon udhën drejt Jetës, në Krishtin. . Po historinë e plotë dom Bledar Xhuli e rrëfen në mikrofonin e Radio Vatikanit, ta dëgjojmë...








All the contents on this site are copyrighted ©.