Sofra e përbashkët, me sa duket, është bërë një gjë që shitet e që blihet. E “të ushqyerit nuk është gjithnjë simbol i ndarjes së drejtë të pasurive: shpesh nuk arrin tek njerëzit, që nuk kanë bukë, as ngrohtësi njerëzore”. Është pohimi i Papës në audiencën e përgjithshme, kushtuar përsëri familjes, sot, asaj, në të cilën anëtarët flasin rrallë me njëri-tjetrin, gjë tejet e trishtë, sipas Papës.
Po Ati i Shenjtë Bergoglio prek edhe një plagë të hapur të botës së sotme. Në vendet e pasura, kujton, kemi prirjen të shpenzojmë për të siguruar ushqim të tepruar, e pastaj, përsëritet prirja për të kërkuar ilaçin e duhur kundër teprisë. Në vijim Papa nënvizoi se një prirje e tillë pa kuptim, e largon vëmendjen tonë nga uria e vërtetë, uria e korpit dhe e shpirtit.
Atje ku gjëja nuk ndahet bashkërisht me drejtësi, ka egoizëm, secili mendon vetëm për vetveten. Aq më tepër që publiciteti, vuri në dukje Papa Françesku, e ka katandisur të ushqyerit në ligështinë për të ngrënë diçka në zamër e në dëshirën për ëmbëlsira. Ndërsa për shumë, tepër, vëllezër e motra, nuk ka vend në sofrën e njerëzimit. E kjo është e turpshme.
All the contents on this site are copyrighted ©. |