2015-11-11 13:04:00

Atë Lombardi: hetimet për kardinajtë, lajm absolutisht i rremë


“Nuk ka kurrfarë baze, ajo që shkruhet në artikujt, sipas të cilëve këto ditë, në kuadrin e hetimeve, që vijojnë në Vatikan, janë dëgjuar emrat e disa kardinajve ose prelatëve të lartë. Ndokush, madje, ka përcaktuar edhe numrin: katër kardinaj. Është aboslutisht e pavërtetë”: ky, përgënjeshtrimi i drejtorit të Sallës vatikanase të Shtypit, atë Federico Lombardi, në përgjigjen dhënë pyetjeve të gazetarëve.

“Absolutisht e rreme” – vijoi atë Lombardi, edhe ajo që shkruhet këto ditë në disa artikuj rreth takimit të kardinalit Bertello me autoritetet italiane, lidhur me problemin e dokumenteve të dala nga Vatikani”.








All the contents on this site are copyrighted ©.