2015-11-10 16:56:00

Papa në Firence përqafon të sëmurët e drekon me të varfrit


Me rastin e vizitës së tij në Firence Papa Françesku nuk i ka harruar periferitë dhe të fundmit e shoqërisë, të varfrit e të sëmurët. Gjatë lutjes së mesditës të Engjëllit të Tënzot në Bazilikën Santissima Annunziata në Firence Papa Françesku përshëndeti të sëmurët e personat me kufizime fizike, mes tyre edhe disa fëmijë të sëmurë. Papa u lut para figurës së Virgjërës Mari tek këmbët e së cilës la një trëndafil të bardhë e dy fletë të shkruara.  Pastaj, Papa shkoi në mensën ‘Shën Françesku i Varfër’ për të ngrenë drekë bashkë me të varfrit. Në shërbimin e kësaj mense për të varfër, punojnë afër pesëdhjetë vullnetarë, të cilët, sipas shembullit të Samaritanit të Mirë, vetëm në vitin 2014 kanë pritur 1.079 mysafirë të varfër prej 59 kombësive të ndryshme, për të cilët janë përgatitur e shpërndarë afër 44.000 pjata me ushqim. “Karitasi po bënë një punë asistence e ndihme për të varfrit me një vlerë të jashtëzakonshme për insertimin e tyre në shoqëri”, thotë atë Crociani.

Papa është ulur në mesin e të varfërve, të cilët e  ndjen vetën shumë mirë pranë Atit të Shenjtë Françesku, sigurisht të emocionuar por edhe të kënaqur për praninë e Papës, për fjalët e tij atërore inkurajuese e për bekimin që u dha të gjithëve.

Alessando Martini pohon: ”Ka qenë një emocion i madh, sepse Papa qe vërtetë shumë i thjesht dhe i përzemërt. Ka përshëndet të gjithë, një nga një, ka folur me të gjithë, ka bekuar të gjitha gjërat që kemi sjell në tryezë e ka ngrënë bashkë me ne me thjeshtësi. Ka qenë një moment i madh gëzimi, feste, sidomos për ata njerëz që vuajnë”.








All the contents on this site are copyrighted ©.