2015-11-10 16:29:00

Papa: dishepujt të mos harrojnë se janë nga populli


“Kur Zoti ka dashur të flas me ne, është mishëruar. Dishepujt e Jezusit nuk duhet të harrojnë kurrë nga janë zgjedhur, prej nga vijnë, do të thotë prej njerëzve, e nuk duhet kurrë të bien në tundimin e marrjes së qëndrimeve të shkëputura, sikur ato që merren pavarësisht nga çka njerëzit mendojnë e jetojnë, thua se nuk u përket e për ta nuk është e rëndësishme”. Këtë porositi Papa Françesku gjatë homelisë së Meshës kremtuar në stadiumin Franchi të Firencës.

“Kjo – nënvizoi Ati i Shenjtë Bergoglio - vlen edhe për ne. Edhe fakti që sot jemi mbledhur për të kremtuar Meshën e Shenjtë në një stadium sporti na e kujton këtë.  Kisha, ashtu si Jezusi, jeton në mesin e njerëzve e për njerëzit”.








All the contents on this site are copyrighted ©.