2015-11-09 11:27:00

Vatileaks 2: Riccardi, Papa nuk hesht për shkandujt, përkundrazi, i sfidon


“Françesku pohoi se ‘korbat’ nuk janë engjëj, që i vijnë në ndihmë Papës duke shpjeguar edhe se nuk jepen informacione e nuk punohet duke vjedhur dokumente. Ati i Shentjë nuk foli për mëkat, por për krim. I quajti këto veprime me emrin e vet: vjedhje dokumentesh!”. E pohon këtë Andrea Riccardi, në një intervistë dhënë gazetës “Il Mattino”, duke nënvizuar se Papa u  hodhi dorashkën e sfidës të ashtuquajturve “korba”.

“Fjalimi i vogël-i madh papnor i Engjëllit të së dielës, do të kalojë në histori si kthesë epokale në jetën e Kishës, nënvizon, duke kujtuar edhe se për herë të parë, që nga dita kur u zgjodh, Papa shqiptoi fjalën “reformë”, diçka më shumë se një ndryshim i thjeshtë strukturor ose një përditësim. Do të mbetet, prandaj, si fjalim i vogël-i madh në Historinë e Kishës së Mijëvjeçarit të ri. Reformë e Kishës nuk do të thotë ndreqje strukturore e Vatikanit, sepse fjala reformë të kujton reformatio ecclesiale me frymë të lashtë mesjetare. Është njëkohësisht mesazh drejtuar atyre që, në Kishë, duan ta frenojnë objektivin e reformës”.








All the contents on this site are copyrighted ©.