2015-11-09 13:32:00

Papa me presidentin Duda folën për familjen, emigrantët, Lindjen e Mesme, Ukrainën


Sot Papa Françesku priti në audiencë presidentin e Republikës së Polonisë, zotin Andrzej Duda, i cili më pas u takua edhe me Hirësinë e Tij, kardinalin Pietro Parolin, Sekretar i Shtetit të Vatikanit, shoqëruar nga imzot Antoin Camilleri, zëvendës-sekretar për marrëdhëniet me  Shtetet.

“Gjatë bisedimeve të përzemërta, njofton një notë e Sallës vatikanase të Shtypit, u vu posaçërisht në dukje kontributi pozitiv i Kishës katolike në shoqërinë polake, parë edhe në këndvështrimin e vizitës, që do të bëjë Ati i  Shenjtë në Krakov, vitin e ardhshëm, me rastin e Ditës Botërore të Rinisë. Më pas u prekën disa tema me interes të përbashkët, si promovimi i familjes, ndihma, që u duhet dhënë shtresave shoqërore më nevojtare dhe mikpritja e emigrantëve.

Së fundi, u diskutuan disa tematika, që kanë të bëjnë me bashkësinë ndërkombëtare, si paqja e siguria, konflikti në Ukrainë dhe situata në Lindjen e Mesme”.








All the contents on this site are copyrighted ©.