2015-11-08 09:00:00

Siri: më 13 dhjetor hapja e Portës Shenjte në Haleb


 Do të hapet më 13 dhjetor, në Haleb, Porta Shenjte e Jubileut të Mëshirës, shpallur nga Papa, që do të nisë më 8 dhjetorin e ardhshëm. Portë, kjo, e ngarkuar me domethënie, portë e qytetit martir sirian, që ruhet në famullinë e Shën Françeskut, në lagjen Aziziyeh. Kohët e fundit Kisha u godit prej një granate të flakur nga rebelët, që shpërtheu duke shembur një herë çatinë e pastaj duke plagosur vetëm 7 besimtarë. E të mendosh se në këtë çast në kishë ishin 400 vetë, në lutje.

Kjo e Shën Françeskut është e vetmja kishë ende në këmbë në gjithë zonën

Llogaritet se nga rreth 30 kisha aktive që ishin në Haleb para konfliktit,  filluar më 2012, gjysma janë shkatërruar ose janë bërë të papërdorshme. Në kishën tonë – shpjegon, për agjencinë Sir, me telefon nga Halebi, mëkëmbësi – është një Portë, që hapet vetëm për Pashkë, por këtë herë do të jetë Porta jonë Shenjte. Për bashkësinë e krishterë është simbol i mbrojtjes nga e keqja, që na sulmon, e ndihmës së Zotit dhe e Provanisë së Tij hyjnore.

Porta Shenjte, në Damask e në Lataki

Siç dihet, Halebi është i rrethuar prej kohe, në qendër të luftimeve ndërmjet ushtrisë së rregullt, rebelëve e milicëve të Shtetit të vetëshpallur Islamik. Popullsia është gjithnjë në shënjestër të raketave, mortajave e bombave. Shpesh, pa një pikë ujë, pa energji elektrike, pa karburante. Përveç Halebit, Porta Shenjte do të hapen e dhe në Damask e në Latakia.








All the contents on this site are copyrighted ©.