2015-11-08 09:00:00

Kardinali Bagnasco: “djallëzore të pohosh se Papa është vetëm”


“Nuk kam asnjë farë shqetësimi lidhur me ndjetin e mundshëm, i cili, nëse ekziston, është djallëzor, për të krijuar idenë e përçarjes e për të folur për largimin e Papës nga pjesa tjetër e Kishës, nga bashkëpunëtorët e tij e nga trupat episkopale”. E pohon kardinali Angelo Bagnasco, kryeipeshkëv i Gjenovës, president i Konferencës ipeshkvnore italiane, lidhur me skandalin e daljes së lajmeve të rezervuara nga Vatikani. Kardinali, njofton agjencia Sir, foli në takimin “Një humanizëm i ri”, organizuar nga famullia e Spitalit Pediatrik Gaslini të Gjenovës:

“Papa nuk është absolutisht vetëm – shpjegoi prelati i lartë - rrethohet e ndihmohet me gjithë zemër, ndershmërisht, nga të gjithë ipeshkvijtë. Prandaj nuk më shqetëson fare kjo figurë e përçarjes, që dikush përpiqet ta krijojë në opinionin publik, për të  thelluar çorientimin”.

Shkandujt krijojnë pështjellim në gjirin e Popullit të Zotit

Natyrisht, hidhëroshesh, edhe fort, për dhimbjen që, sigurisht, ndjen Ati i Shenjtë nga shkaku i shembujve të këqij, shkandullit, nëse e gjithë kjo do të ishte e vërtetë, e dokumentuar dhe e dokumentueshme. Natyrisht, shtoi, kjo krijon konfuzion e çorientim në popullin e Zotit. E ky është edhe shkaku i dhimbjes dhe i hidhërimit që, sigurisht e ndjejnë thellë në shpirt Papa dhe të gjithë barinjtë rreth tij.

Papa nuk e humbet guximin

Në një intervistë dhënë gazetës italiane “Corriere della Sera”, kardinali Bagnasco pohon se “kush e tradhton besimin e Atit të Shenjtë, duhet të verifikohet e të ndiqet. Jemi pranë njerëzve të mirë, shton prelati, atyre që kanë besim në një Kishë, së cilës ndokush do të dëshironte t’ia nxirrte namin e keq duke vepruar në këtë mënyrë. Lidhur me pyetjen mbi padinë për shpërdorime, presidenti i ipeshkvijve italianë mendon se “Ati i Shenjtë ka nisur procese të ndryshme rishikimi e reforme, që, është më se qartë, nuk mund të vihen në jetë brenda pak ditësh. Jemi në vijim të procesit që Françesku po e çon përpara, e duhet ta kemi të qartë se do të vijojë ta çojë me guxim e vendosmëri. Papa, natyrisht, nuk e humbet guximin”-.

Oboli apo Lëmosha e Shën Pjetrit nuk është “fond i zi”, por para e dhuruar për bamirësinë e Papës

Përsa i përket përpjekjes për ta diskredituar Kishën, kardinali Bagnasco përgjigjet se “Mund të ketë shembuj të këqij, por nuk mund të përgjithësohen e të  bëhen përpjekje për ta paraqitur kështu tërë Kishën. Kjo përfryrje, kjo prirje për ta mbuluar me hije edhe dritën, nuk është e mirë. Nuk është mirë të arrish deri atje, sa ta paraqitësh edhe Obolo-n e Shën Pjetrit si “fond të zi”, që u përdorka për qëllime jo korrekte, në vend që të shkonte në xhepat e të varfërve, për të cilët edhe është dhuruar. E papranueshme kjo: “Obolo i dhurohet Papës për veprat e tij bamirëse e Ati i Shenjtë e di vetë se ku do t’i drejtojë fondet për vepra të mira”.








All the contents on this site are copyrighted ©.