2015-11-08 17:56:00

800 vjetori i Domenikanëve. Papa: faleminderit për çka jeni e për çka bëni!


“Zoti ju bekoftë shumë në këtë përvjetor. E shumë faleminderit për çka bëni në Kishë e për Kishën!”. Me këto fjalë, në përfundim të Engjëllit të Tënzot, Papa Françesku kujtoi Urdhërin Domenikan, i cili dje përuroi solemnisht, me një Meshë në Bazilikën e Shën Sabinës, vitin jubilar, shpallur me rastin e 800-vjetorit të themelimit të tij. Liturgjinë e kryesoi Mjeshtri i Vëllezërve Predikatarë, vëllai Bruno Cadorè, në ditën kur urdhëri kujton të gjithë Shenjtorët  e tij. Viti i posaçëm do të përfundojë më 21 janar 2017, data e Bulës “Gratiarum omnium largitori”, me të cilën Papa Onori III e njihte Institutin. Tema, që do t’u prijë këtyre muajve, është: “Të dërguar për të predikuar Ungjillin”. Folëm me vetë Mjeshtrin e Urdhërit, vëllain Cadoré:

Përgjigje – L'évangélisation est toujours nouvelle…

Ungjillëzimi, në fund të fundit, është gjithnjë i ri. Sot rrethanat janë të reja dhe ndryshojnë vazhdimisht. E sa herë që ndryshojnë, duhen gjetur mënyra për t’i takuar njerëzit, të cilëve u duhet thënë se Emri i Jezu Krishtit është Lajmi i Mirë për ta, për ne, për të gjithë. Është e nevojshme, prandaj, të dalësh e të kërkosh metoda gjithnjë të reja; metoda takimi, metoda dëgjimi për të kuptuar çfarë presin njerëzit: presin fjalë, ndihmë, ngushëllim, mëshirë!

Pyetje: - Inkulturimi e inkulturaliteti janë detyra të dorës së parë…

Përgjigje: - L’inculturacion est important dans le Évangile depuis le début…

Inkulturimi është i rëndësishëm në Ungjill, që nga fillimi: kuptohet menjëherë se Ungjilli hyn në dialog me kulturat, që takon. Siç hyri në dialog me Athinën, ose kur predikatarët e parë iu afruan Evropës, që  e njohim… Inkulturimi është gjithnjë i rëndësishëm. E Ungjilli, i paplotësuar, kur nuk flet me të tjerët.

Inkulturimi sot është jashtëzakonisht i rëndësishëm, në një botë të globalizuar, sepse Kishat tona, famullitë tona, bashkësitë tona, përbëhen nga anëtarë, që vijnë nga të gjitha kulturat. Duhet, prandaj, të shpikim një vëllazëri të re, duke u nisur pikërisht nga ajo, që secili nga ne sjell në bashkësi, si trashëgim nga kultura e vet. Kjo është diçka e mrekullueshme. Ndonëse duhet shumë kohë që të zbulosh nëse e ke kuptuar si duhet kulturën e tjetrit.

Pyetje: - Ju i ftuat domenikanët të përfitojnë nga ky Jubile, për të dhënë një provë guximi  Po ç’kuptoni me fjalën “guxim”?

Përgjigje: - Surtout oser: aller à la rencontre de ce qui ne vient pas…

Mbi të gjitha, pikërisht të guxojnë! Të takohen me atë, që nuk vjen të na takojë. Kishat tona kanë mundësi të mbledhin besimtarë, bashkësi, t’i mbledhin të gjithë miqtë e Zotit. Gjithsesi kjo mundësi nuk duhet t’i pengojë t’i hapin portat e të shkojnë në takim me ata, që nuk e kanë dëgjuar kurrë emrin e Jezu Krishtit; në takim me ata, që nuk u ka tingëlluar akoma në zemër Emri Jezus, si Lajmi i Mirë. Ky quhet “guxim”: të shkosh e t’i takosh ata, që nuk vijnë…

Pyetje: - Jubileu juaj u hap një muaj para Jubileut të jashtëzakonshëm të Mëshirës, dëshiruar nga Papa Françesku. Gjithçka është tejet simbolike….

Përgjigje: - Je suis très touchet de cette occurence…

Jam tepër i prekur nga kjo ngjarje e madhe: për mua është shenjë e Provanisë, sepse Familja domenikane, që nga themelimi i saj, njihet nga të gjithë si predikatare e mëshirës. Mëshira është gjithnjë diçka, që buron nga Zoti, i cili vjen në takim me botën, për ta bërë të lindë e të rilindë. Ky Jubileu ynë, pra, nisi pikërisht kur Papa po përgatitet të hapë Vitin Jubilar të Mëshirës, gjë që na kujton se ky fakt, kjo temë, ky realitet, është qëndror e jetik. 








All the contents on this site are copyrighted ©.