2015-11-05 12:16:00

Papa Forumit Global Kristian në Tiranë: dëshmia e martirëve shenjë e dukshme e udhës së përbashkët.


Papa Françesku përshëndet pjesëmarrësit e Forumit Global Kristian, që u mblodh në Tiranë nga 2 deri më 4 nëntor mbi përvojën e përbashkët të fesë me temën: “Diskriminimi, persekutimi, martirizimi i të krishterëve: të ndjekim Krishtin së bashku”.

Katolikë, ortodoksë e prostatntë,  nga Vende të ndryshme të botës e edhe nga trevat shqiptare, për dy ditë me radhë në Tiranë, kanë dëgjuar dëshmitë e shumë të krishterëve që sot – e jo para dy mijë vjetësh – jetojnë në kushte të rënda pa liri, janë shpesh herë të persekutuar e të detyruar të ikin e të braktisin gjithçka kanë, nga njëherë janë të detyruar të shfihen apo të mos deklarojnë haptazi fenë e tyre. Disa prej të krishterëve që vijnë nga Vende të dnryshume, fshihen edhe në Tiranë, ata kanë frikë të flasin  me shtypin lokal, pikërisht sepse fytyra e tyre e identetit tyre nuk duhet të duket në media, për t’iu shmangur persekutimeve në Vende të tyre. Për këte, të gjithë të krishterët punojnë së bashku për drejtësi e paqe, u tha në mesazhin përfundim të takimit të Tiranës.

Martirët e sotëm, që u përkasin traditave të ndryshme të krishtera,  - pohon Papa në mesazhin e tij - na ndihmofshin të kuptojmë se të gjithë të pagëzuarit janë gjymtyrë të të njëjtit Korp të Krishtit, të Kishës së Tij.

Presidenti i Këshillit Papnor për Bashkimin e të krishterëve, kardinali Kurt Koch u solli pjesëmarrësve të asamblesë mesazhin e Papës Françesku, që shikon “me trishtim të madh rritjen e diskriminit e të persekutimit kundër të krishterëve në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Azi dhe në anë të tjera të botës”, para vuajtjeve të shumë ë vëllezërve e motrave të krishtera, nuk jemi indiferentë”, pohon Ati i Shenjtë. Po më hollësisht nga Tiran të dëgjojmë shërbimin e Klaua Bumçit, e cila ka ndjekur nga afër punimet e këtij Formuni….

Në vijim ja teksti i mesazhit të Papës drejtua pjesëmarrësve të Forumit  Global Kristian

Eminenca juaj, kardinali Kurt Koch

Kryetar i Këshillit Papnor për nxitjen e Bashkimit të të Krishterëve

       Përshëndes ju dhe gjithë pjesëmarrësit e Konsultimit të Forumit Global Kristian, që mbahet në Tiranë nga 2 deri më 4 nëntor 2015, ndërsa reflektoni mbi temën “Diskriminimi, persekutimi, martirizimi i të krishterëve: të ndjekim Krishtin së bashku”. Në veçanti, dua të përshëndes vëllezërit dhe motrat e traditave të ndryshme të krishtera, që përfaqësojnë bashkësi, të cilat vuajnë për shkak të besimit të tyre në Jezu Krishtin, Zotin dhe Shëlbuesin tonë.

Mendoj me trishtim të madh për shkallëzimin e diskriminit dhe të persekutimit kundër të krishterëve në Lindjen e Mesme, në Afrikë, në Azi dhe në anë të tjera të botës. Mbledhja juaj tregon se si të krishterë, ne nuk jemi indiferentë për vëllezërit dhe motrat tona që vuajnë.

Në pjesë të ndryshme të botës, dëshmia për Krishtin, deri në gjakderdhje, është kthyer në një përvojë të përbashkët për katolikët, ortodoksët, anglikanët, protestantët, ungjillorët dhe pentekostalët, gjë që është më e thellë dhe më e fuqishme se ndryshimet, të cilat akoma i ndajnë Kishat dhe bashkësitë tona kishtare. “Communio martyrum” është shenja më e fuqishme e udhës sonë të përbashkët.

Njëkohësisht, mbledhja juaj u jep zë viktimave të kësaj padrejtësie dhe dhune, si edhe përpiqet të gjejë rrugën që do ta nxjerrë familjen njerëzore nga kjo situatë tragjike. Me këto ndjenja, unë ju siguroj afërsinë time shpirtërore. Martirët e sotëm, që u përkasin traditave të ndryshme të krishtera, na ndihmofshin të kuptojmë se të gjithë të pagëzuarit janë gjymtyrë të të njëjtit Korp të Krishtit, të Kishës së Tij. Le ta shohim këtë të vërtetë të thellë si thirrje për ta vazhduar udhëtimin tonë ekumenik drejt bashkimit të plotë e të dukshëm, duke e shtuar gjithnjë e më shumë dashurinë dhe mirëkuptimin e ndërsjellë.

Nga Vatikani, 1 nëntor 2015

FRANCISCUS PP








All the contents on this site are copyrighted ©.